Cilla Carden është bërë vegania më e famshme e Australisë, pasi në Facebook, në faqen 'Komuniteti BBQ për Cilla Carden' historia e saj u bë virale dhe mijëra njerëz bën thirrje për barbeque në shtëpinë e saj në 19 tetor. Avokati i Cilla Carden: Ne do të denoncojmë të gjithë ata që do të marrin pjesë, për shkelje të pronës private.
Nuk bëhet fjalë për një luftë të vërtetë midis mishngrënësve dhe veganëve. Beteja në fjalë do të zhvillohet në Perth, Australi, ku rreth dy mijë biftekëngrënës do të bëjnë Barbecue pranë shtëpisë së militantes vegane, e cila kohë më parë kishte njoftuar policinë për shkak se nga kuzhina e fqinjëve të saj vinte ‘erë e keqe’ peshku.
Procedimi gjyqësor i masazhatore Cilla Carden dhe fqinjes Toan Vu zgjati një vit, nga janari i vitit 2018.
Carden tha në gjykatë se ajo nuk mund të dilte në kopsht për shkak të erës së peshkut të pjekur në Barbecue nga ana e familjes së Toan Vu. Sidoqoftë, gjykata hodhi poshtë të gjitha kërkesat e paditëses.
Por ajo nuk hoqi dorë. Cilla Carden apeloi vendimin në Gjykatën Supreme, ku humbi edhe një herë në muajin korrik.
Dhe kështu filloi lufta, me ushtrinë e mishngrënësve, të cilët, përmes Facebook-ut, bënë thirrje për tu hakmarrë ndaj veganes, duke bërë një barbecue gjigande pranë shtëpisë së saj, që do të zgjasë me orë të tëra.
Ndërkohë historia e Cilla Carden është raportuar nga media në të gjithë botën.
Intervistuar nga Daily Mail Australia, Carden deklaroi se ajo respekton të drejtat e mishngrënësve. "Duket si një reagim joproporcional", tha ajo. "Dhe ky nuk është një problem vegan. Unë respektoj të drejtën e njerëzve për të ngrënë mish! Unë nuk kam asnjë problem me ta. Problemi i vërtetë është ai midis fqinjëve."
Carden tani ngarkuar avokatin e saj, John Hammond, të fshijë gjithë postimet në profilin e saj në Fb dhe të ndërmarrë veprime ligjore kundër organizatorit të Komunitetit BBQ, Bailey Mason, i cili ka pranuar se më shumë se 6000 njerëz janë interesuar për të marrë pjesë në festën e madhe të hakmarrjes.
Thirrja e Komunitetit BBQ në Facebook: Mos lejoni që Cilla të shkatërrojë traditën e vjetër australiane, bashkohuni me ne për një Barbecue, sillni hotdog dhe salcice.