ATSH-DPA/ - Qeveria australiane njoftoi sot se një i dyshuar për krime lufte gjatë konfliktit në ish-Jugosllavi, u ekstradua në Kroaci pas një dekade beteje gjyqësore.
"Dragan Vasiljkoviç, i njohur në Australi si Daniel Snedden, u ekstradua për t'u përballur me tre akuza për krime lufte", deklaroi Departamenti australian i Prokurorisë së Përgjithshme.
Vasiljkoviç, i cili ka nënshtetësi serbe dhe australiane, i mohon akuzat dhe pas arrestimit të tij, në vitin 2006, kaloi nëntë vjet duke luftuar kundër ekstradimit në Kroaci për t'u përballur me akuzat.
"Unë nuk jam i përsosur sepse askush nuk është... por jam i sigurt se kurrë nuk kam vrarë një civil, kurrë nuk kam vrarë një të burgosur dhe jam i sigurtë që kurrë nuk kam vrarë askënd që nuk ishte për t'u vrarë", u shpreh ai për gazetën "The Australian".
Kryeministri kroat, Zoran Milanoviç e mirëpriti ekstradimin duke u shprehur se "është një shans për gjykatën për të vendosur se kush ka të drejtë dhe kush jo", shkruan gazeta./
/Shqiptarja.com