Një nënë në Australi është akuzuar për vrasje pasi dy fëmijët e saj u gjetën të vdekur brenda në makinë

Dy fëmijët, të moshës një e dy vjeç, u gjetën të vdekur nga oficerët e policisë në Queensland.

Ende nuk dihet se sa kohë fëmijët kishin qenë të mbyllur brenda në makinë.

Ekipet mjekësore deklaruan se fëmijët kidhin humbur jetën si pasojë e qëndrimit për një kohë të gjatë në temperaturat e larta brenda në makinë, 31 gradë Celsius.

Nëna e dy fëmijëve, Kerri-Ann Conley, 27 vjeçe, është personi i parë që akuzohet për vrasje pasi policia dhe prokuroria e Queensland e ka akuzuar për  "indiferencë të pamatur ndaj jetës së dy qënieve njerëzore".

Ajo gjithashtu u akuzua edhe për posedim droge.