SIDNEJ, 15 dhjetor /ATSH-ANSA/ - Dy persona humbën jetën në operacionin policor për lirimin e pengjeve në bar-kafenë "Lindt" në Sidnei, njoftoi para pak minutash media australiane.
"Ajo shtoi se mes tyre ishte e pengmarrësi", tha CNN-i duke iu referuar televizionit australian "7 News".
"Gjatë operacionit policor mbetën të plagosur edhe katër persona, tre prej të cilëve në gjendje të rëndë", theksoi CNN-i.
"Nuk ka ende konfirmime zyrtare për ngjarjen", shtoi ai.
Ishte me origjinë iraniane personi i cili mbajti peng dhjetëra persona sot në Sidnei.
Ai quhej Man Maron Monis, i njohur nga forcat e sigurisë pasi u ka shkruar letra kërcënuese edhe familjeve të ushtarëve australianë të vrarë në Afganistan./ a.jor.







