Qeveria australiane ka njoftuar se ka ndërmarrë nisma ligjore për pengimin e qytetarëve të saj që të shkojnë në qytetin Mosul të Irakut, ku vazhdojnë konfliktet e armatosura, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministrja e Jashtme e Australisë, Julie Bishop në një deklaratë ka theksuar se vajtja dhe ndodhja pa qëllim legjitim dhe pa e arsyeshme në Mosul në kuadër të ligjeve do të konsiderohet si krim.
Bishop gjithashtu ka theksuar se Qeveria është e vendosur që australianët të mos hyjnë në mjediset e konflikteve të shkaktuara nga grupet terroriste në Irak dhe Siri. Ajo ka deklaruar se dëmtimi i veprave historike në muzeun e Mosulit nga organizata terroriste ISIL ngjason me atë para sulmeve të 11 shtatorit ku talebanët në vitin 2001 shkatërruan statujat e Budas në Afganistan. Sipas saj Australia me qëllim për të parandaluar përfshirjen e të rejave dhe të rinjve në përhapjen e gjuhës së urrejtjes nga ISIL, është e vendosur të bashkëpunojë me komunitetin ndërkombëtar.
Sipas rregullave të reja në Australi ata që nuk përshtaten me ndalesat e qeverisë do të dënohen me 10 vjet burg. Australia edhe më parë kishte ndaluar vajtjet në Rakka të Sirisë. Qeveria ka njoftuar gjithashtu se 90 qytetarë të saj ndodhen krah militantëve të organizatave të ndryshme në Lindjen e Mesme dhe se 20 qytetarë kanë humbur jetën në rajon.
Marrë nga Anadolu Agency
Redaksia Online
(do.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com