SIDNEI - 16 orët e tmerrit për qytetarët australianë përfunduan me të shtëna mes policisë dhe radikalit iranian dhe një shpërthimi. Mediat australiane bëjnë të ditur se nga shkëmbimi i zjarrit kanë mbetur tre persona të vrarë, ndërsa dyshohet se njëri prej viktimave është edhe pengmarrësi Man Haron Monis. Ndërkohë që raportohet se 2 persona të tjerë janë plagosur dhe ndodhen në gjendje të rëndë.
Është ende e paqartë nëse viktima e dytë dhe të plagosurit janë në radhët e policisë apo nga pengamarrësit.
40 persona për 16 orë u mbajtën pengje
Sipas mediave ndërkombëtare mendohet se në lokal janë mbajtur peng fillimisht rreth 40 persona pjesëtarë të stafit dhe klientë të kafenesë, ku 5 prej të cilëve janë liruar pas disa orësh negociata me policinë, ndërsa 6 të tjerë pak minuta para se të përfundonte gjithçka. Gjithashtu bëhet e ditur se pengmarrësi është iraniani Manteghi Bourjerdi, i cili ka mbërritur në Australi në vitin 1996, ku fill pas kësaj ka ndryshuar edhe emrin në Man Haron Monis.
Ajo çka është edhe më shqetësuese për autoritetet austrialiane është se dyshimet për një sulm të mundshëm terrorist shtohen nga fakti se autori në një nga dritaret e lokalit ka shfaqur një flamur të zi islamik me disa mbishkrime në të. Në flamur shkruhet “Nuk ka zot tjetër perveç Allahut” dhe “Muhamedi është i dërguari i Zotit”, e sipas të dhënave i përket grupit ekstremist Jabhat al-Nusra, që lufton kundër qeverisë së Assad në Siri.
Jo vetëm kaq por siç raportojnë mediat ndërkombëtare, nga marrja në pyetje e pengjeve të liruar, mësohet se autori ka vendosur edhe 4 bomba, ku 2 prej tyre në ambientet e brendshme të lokalit dhe 2 në pjesën e jashtme të tij.
Përmes pengjeve të liruar autori, i ka kërkuar policisë, të shpaloset një flamur i radikalëve islamikë të ISIS si dhe një telefonatë me kryeministrin Abbott. Kërkesat e tij pengmarrësi i ka bërë përmes pengjeve të liruar.
Ndërkohë tensioni vazhdon të mbetet i lartë, ndërsa policia australiane e ndodhur në vendngjarje, vijon operacionin me qëllim shpëtimin e pengjeve dhe lënien e tyre të lirë.

Kryeministri Abbott mbledh shtabin e sigurisë: Dyshohet për sulm të motivuar politikisht
Kryeministri i Australisë Tony Abbott ka hedhur dyshimet lidhur me sulmin e mundshëm terrorist që ka tronditur Sidnein, duke u shprehur se ai mund të jetë i motivuar politikisht.
Deklaratat e tij Abbott i ka bërë pas një mbledhje me shtabin e sigurisë së Australisë, ndërsa e ka cilësuar këtë si një moment mjaft shqetësues. Ai shprehet se nga ana e autoriteteve po bëhet çdo gjë e mundur për lirimin e pengjeve si dhe arrestimin e autorit.
“Nuk e dimë ende nëse bëhet fjalë për një sulm të motivuar politikisht, por bnga hetimet e para dyshohet për një fakt të tillë. Ky është një moment mjaft shqetësues dhe mendjet e zemrat tona janë me personat e marrë peng. Ne do të bëjmë çfarë të jetë e mundur për lirimin e tyre si dhe arrestimin e autorit. Australia është një vend i qetë dhe i paqes, ndaj do të kërkoja nga të gjithë qytetarët që të ruajnë qetësinë dhe të vijojnë me përditshmërinë e tyre.” është shprehur Abbott

Lirohen 10 pengje: Autori ka vendosur 4 bomba, kërkon të shpaloset flamuri i ISIS
Menjëherë pas raportimit për marrjen peng të rreth 10 persona të stafit dhe 30 klientë të lokalit, policia australiane ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe ka nisur negociatat me autorin, falë të cilave është bërë i mundur edhe lirimi i 3 prej pengjeve, pas rreth 6 orësh. Ndërkohë që vetëm pas një ore pengmarrësi ka liruar edhe dy persona të tjerë.
Ndërsa rreth orës 02:25 me orën lokale (ora shqiptare 16:25), janë liruar edhe 6 pengje të tjera.
Sipas mediave ndërkombëtare nga marrja në pyetje e pengjeve, mësohet se autori ka vendosur edhe 4 bomba, ku 2 prej tyre në ambientet e brendshme të lokalit dhe 2 në pjesën e jashtme të tij.
Po përmes pengjeve autori i ka shprehur kërkesat e tij autoriteteve australiane ku u ka kërkuar që të shpaloset flamuri i shtetit islamik të ISIS si dhe një bashkëbisedim telefonik me kryeministrin Tony Abbott.
VIDEO
/Shqiptarja.com

FOTO