Pas përplasjeve të forta një ditë më parë, “Rruga e Durrësit” e më konkretisht, pjesa përpara Ministrisë së Arsimit, është në rutinën e zakonshme të përditshmërisë.
Policia ka qenë në gatishmëri prej orëve të para të mëngjesit në disa prej pikave që protestuesit shkojnë. Momentalisht qarkullimi po vijon normalisht. Zona është pastruar nga kangjellat, gurët e pengesa të tjera, ndërsa shihen edhe dëmtimet në fasadën e Ministrisë.
Pjesa më e madhe e bizneseve janë të mbyllura (kujtojmë që sot është e diel) dhe mbi qepena mbajnë letrat ku u tregojnë protestuesve se i përkrahin dhe u luten të mos i dëmtojnë.
Lajmi kryesor:
VIDEOLAJM/ 'Armë' kundër policisë, 'zhvishen' nga gurët trotuaret në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit'
LAJMET MË TË VLERËSUARA









