SIDNEI, 15 dhjetor /ATSH-AFP/ - Tre persona humbën jetën, ndërkohë që katër të tjerë u plagosën, gjatë operacionit policor për lirimin e pengjeve në bar-kafenë "Lindt" në Sidnei, njoftoi para pak minutash policia australiane.
"Ka tre të vdekur dhe katër të plagosur", njoftuan burime të policisë.
Ishte me origjinë iraniane personi i cili mbajti peng dhjetëra persona sot në Sidnei.
Ai quhej Man Maron Monis, i njohur nga forcat e sigurisë pasi u ka shkruar letra kërcënuese edhe familjeve të ushtarëve australianë të vrarë në Afganistan./ a.jor.







