Një pamje e jashtëzakonshme është filmuar në shkretëtirën e Tanami, në veri të Australisë. Një stuhi spektakolare rëre ka 'gllabëruar' qiellin brenda pak sekondash, siç dokumentohet në një video të shkurtër të filmuar nga një person.

Këto fenomene moti, të quajtura edhe stuhi pluhuri, shkaktohen nga një kombinim i thatësirës dhe erërave të forta.

Erërat e forta fryjnë mbi sipërfaqe të thata dhe ngrenë pluhurin dhe mbeturinat në ajër, duke formuar re të dendura.