Australi/ Sulm me thikë në një qendër tregtare në Sidnej, vriten 7 persona mes tyre edhe ekzekutuesi

Australi/ Sulm me thikë në një qendër tregtare në Sidnej, vriten 7 persona mes tyre edhe ekzekutuesi

Qendra Tregtare në Sidnej

AUSTRALI - Të paktën 7 persona, kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me thikë në një qendër tregtare në periferinë lindore të Sidneit në Australi. Mes tyre ka gjetur vdekjen edhe ekzekutuesi.

Tetë persona u plagosën, mes tyre një nënë dhe djali i saj 9 muajsh.

Sulmuesi u vra nga një police e cila e qëlloi pasi burri i drejtoi thikën. Nga hetimet paraprake rezulton se ky person ka vepruar i vetëm. 

Autoritetet kanë evakuuar qendrën tregtare dhe u kanë kërkuar njerëzve që të shmangin zonën.

Në zonë janë parë ambulanca dhe makina të shumta policie. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:45
Dalin pamjet e sulmit me thikë në qendrën tregtare në Sidney

Këto janë pamjet në qendrën tregtare Bondi Junction Westfield në Sidnei që tregojnë se një burrë po lëviz me një thikë në dorë.

Njerëzit që ndodheshin aty teksa kanë parë sulmuesin janë munduar që të dalin me vrap sa më parë nga qendra.

 

G.K/B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori