Australi:Arratisen nga burgu dhjetë persona

Australi:Arratisen nga burgu dhjetë persona

Foto ilustruese

Arratisen dhjetë persona nga burgu rajonal Greenough në jug të Australisë. Policia ka dërguar mesazhe tek opinioni duke paralajmëruar për rrezikshmërinë e këtyre personave të arratisur nga burgu.

Autoritetet kanë bërë të ditur se të gjithë të burgosurit janë kapur sërish, përveç 35 vjeçarit Bradley Silvester, që është ende në kërkim.

Dhjetë personat e arratisur kanë shkaktuar zjarr në burg, duke arritur kështu të ikin përmes zyrave të stafit, pasi që kishin vjedhur edhe pajisjet e tyre.

Të arratisurit kishin sulmuar edhe zyrtarët e burgut me sprej kimik, deklarojnë autoritetet.

Të burgosurit kishin shkaktuar trazira duke lënë dëme të konsiderueshme materiale si dhe rrezikim të sigurisë publike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025