Sipas mediave vendase mësohet se mes viktimave është një grua dhe një djalë 7-vjeçarë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin Graz, një prej qyteteve më të mëdha të Austrisë.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë të cilët kanë rrethuar vendin e ngjarjes dhe kanë vënë në pranga shoferin e makinës. Ata nuk e kanë cilësuar këtë si një akt terrorist, ndërkohë po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.
Ndërsa të pranishmit aty thanë se makina ishte me shpejtësi shumë të madhe, me mbi 100 km/h kur u fut në turmën e njerëzve.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)