VJENË, 14 tetor /ATSH-AFP/ - Menaxhimi i çështjes së refugjatëve dhe shqyrtimi i kërkesave për azil, në kuota të larta, në Austri që prej fillimit të vitit do të kushtojë një miliard euro nga buxheti i shtetit në vitin 2016 ose 0,3 për qind të PBB-së kundrejt 0,1 për qind në vitin 2015, njoftoi sot Ministria austriake e Financave.
"Mesatarja e shpenzimeve për azilkërkuesit është vlerësuar me 10,724 euro vjetore për 2016 kundrejt 9,593 euro në vitin 2014", detajon raporti i buxhetit vjetor i paraqitur nga ministri i Komisionit Evropian, Hans Jörg Schelling në përputhje me rregulloren komunitare.
Rreth një e treta e shumës prej një miliard euro do të shpërndahet në nëntë provinca të shtetit federal që do të përballojë shpenzimet e shtuara për menaxhimin e migrantëve.
Austria parashikon një deficit që pritet të shkojë deri në dy për qind të PBB-së./











