MATHAHAUSEN - Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç ka bërë të ditur sot se pas bisedimeve me presidentin e Austrisë dhe Polonisë në Mathausen, ata ishin pozitivë për ta mbështetur integrimin evropian të Serbisë. Por, mbështetja e tillë mund të ndodhë vetëm pas zbatimit të marrëveshjes së arritur në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Presidentët austriakë dhe polakë për këtë temë kanë folur edhe me njëri-tjetrin, ndërsa mbështetjen për rrugën evropiane të Serbisë, Daçiçi e mori edhe nga ministri i Jashtëm austriak, Michael Spindelegger, raportojnë mediat serbe, të cilave iu referohet “Koha Ditore”.

“Shefi austriak i diplomacisë ka thënë se, nëse fillon zbatimi i marrëveshjes, Serbia patjetër do ta fitojë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim”, ka thënë Daçiç.

(ma/sg/shqiptarja.com)