Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka përshëndetu një donacion me doreza e dezinfektues nga Austria për Shqipërinë për të mbështetur luftën kundër COVID-19. Soreca shkruan se kjo tregon dhe njëherë se së bashku jemi më të fortë dhe se BE kujdeset për vendet e rajonit.
"Sot një tjetër donacion i pajisjeve mjekësore që do të ndihmojnë Shqipërinë në luftën kundër COVID19 u dha nga Austria dhe u dërguar përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian . Janë dhënë 2000 pako dorezash dhe 3740 litër dezinfektues. Më të fortë së bashku", tha Soreca.