Zhvillimet më të rëndësishme

38'- Messi kalon në avantazh Argjentinën! Është gol historik pasi bëhet golashënuesi më i mirë i historisë së Botërorëve me 17 gola. Pas tij Klose me 16.

9'- Messi gabon penalltinë e fituar nga Lautaro Martinez, humbet shansin e golit historik

1'-Ka nisur në Teksas ndeshja e shumë pritur e grupit J mes Argjentinës dhe Austrisë

Rezultati Argjentinë 0-0 Austri

Si vijnë skuadrat

Pas magjepsjes që i bëri botës në ndeshjen e parë të Botërorit, Lionel Messi dhe Argjentina zbresin sërish në fushë për ndeshjen e dytë të grupit kundër Austrisë. Kampionët e botës duan të mbrojnë titullin në SHBA, por fillimisht një fitore kundër Austrisë në orën 19:00 do të ndihmonte për mbajtur vendin e parë.

Në prag të takimit trajneri i Argjentinës Lionel Scaloni ka folur kundër ndërprerjes së ndeshjeve për hidratim. Sipas tij kjo ndihmon ekipet e vogla që të rikuperohen, ndërsa i këtij mendimi është edhe Enzo Fernandez. Mesfushori argjentinas tha se ndeshjet janë bërë më të vështira se në Katar 2022. Me kureshtje pritet edhe se si 3 herë kampionët e botës do të rreshtohen në fushë e sidomos në fazën e sulmit, ku ndeshjen e parë Lautaro Martinez ishte titullar dhe u zëvendësua në pjesën e dytë nga Julian Alvarez.

Sfida tjetër e grupit J mes Jordanisë dhe Algjerisë do të luhet në orën 05:00 të mëngjesit.

Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.

Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.