Ekipet shqiptare vazhdojnë që të jenë në vorbullën e skandalit të trukimeve në Europë. Pas Skënderbeut që u përjashtua me një vit nga kompeticionet evropiane, është radha e ekipit të Teutës që dyshohet se ka trukuar ndeshjen miqësore me Austrinë e Vjenës në 21 qershor gjatë fazës përgatitore që përfundoi 7-2.
 
Mediat austriake raportojnë se pas humbjes së thellë dhe raportimeve nga FederBet që dyshohet se është luajtur në baste, autoritetet vendase me urdhër të prokurorisë së Salcburgut kanë kontrolluar dhomat e shqiptarëve në hotelin ku ishin akomoduar.
 
Ministria e Brendshme e Austrisë ka konfirmuar hetimet, ndërsa sipas mediave grupi hetimor u ka sekuestruar celularët lojtarëve dhe disa prej anëtarëve të stafit, që më pas janë marrë në pyetje.
 
Autoritetet austriake kanë nisur hetimet me akuzën e manipulimit të rezultatin në bashkëpunim me organizata të ndryshme për përfitime nga bastet sportive për Teutën. 


Faksimile e lajmit të mediave austriake për hetimin e Teutës

Teutë

d.b/shqiptarja.com