Austria izolon miliona persona të pavaksinuar plotësisht kundër COVID

Austria izolon miliona persona të pavaksinuar plotësisht kundër COVID

Foto ilustruese

Austria ka vendosur në izolim miliona persona që nuk janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19. Ky vendim hyn në fuqi nesër, më 15 nëntor si një përpjekje për të luftuar infektimet që kanë arritur nivele rekorde.

Europa është epiqendra e pandemisë së COVID-19 sërish, duke bërë që disa qeveri të konsiderojnë vendime për izolime. Austria ka një ndër shkallët më të larta të infeksionit brenda kontinentit.

Ky shtet është i pari në Europë që ka vendosur të kthejë në fuqi disa masa kufizuese për lëvizjet e përditshme të njerëzve, masa këto që kishin vlejtur gjatë kohës kur nuk kishte ende vaksinim kundër COVID-19.

Kësaj radhe, këto masa vlejnë vetëm për një pjesë të popullsisë, ata të pavaksinuar plotësisht kundër COVID-19.

“Nuk po e marrim lehtë këtë hap, por është e nevojshme", tha Kancelari i Austrisë, Aleksandër Schallenberg, duke njoftuar për masat e reja.

Këto masa parashohin që njerëzit e pavaksinuar munden të dalin nga shtëpitë vetëm për disa arsye të limituara, si për të shkuar në punë apo për të blerë gjërat esenciale.

Rreth 65 për qind të popullsië së Austrisë është e vaksinuar plotësisht kundër COVID-19 dhe kjo është ndër shkallët më të ulëta të vaksinimit në Europën Perëndimore.

Shumë austriakë janë skeptikë lidhur me vaksinat kundër COVID-19, një pikëpamje e inkurajuar nga partia e ekstremit të djathtë, Partia e Lirisë, e treta më e madhja brenda Parlamentit të Austrisë.

Masat që hyjnë në fuqi të hënën janë vazhdimësi e masave që u ndërmorën javën e kaluar, që i ndaluan të pavaksinuarve të hyjnë në restaruante, hotele, teatro apo teleferikë.

Ministri i Punëve të Brendshme i Austrisë, Karl Nehammer ka bërë të ditur se do të ketë kontroll të gjerë nga Policia dhe për shkelje të rregullave do të ketë gjoba deri në 1.450 euro.

“Që nga nesër, secili qytetar, secili person që jeton në Austri duhet të dijë se mund të kontrollohet nga Policia", tha Nehammer në një konferencë për media.

Dëshmi që vërteton se jeni vaksinuar, shëruar nga COVID-19 ose jeni testuar negativ së fundmi është kërkuar prej muajsh në vende të ndryshme, duke përfshirë restorante, teatro, kafene dhe parukeri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Makina përplas një burrë me biçikletë në rrugë, shoferi largohet nga vendngjarja

Durrës/ Makina përplas një burrë me biçikletë në rrugë, shoferi largohet nga vendngjarja