Austria kërcënon azilkërkuesit
kosovarë me gjoba 7500 euroshe
Përveç ndalimit të hyrjes në zonën e Shengenit, qëndrimi i kundërligjshëm mund të dënohet me gjobë administrative deri në 7 mijë e 500 euro. Kanë bërë të ditur sot ministrja e Integrimit, Vlora Çitaku dhe ambasadori austriak në Kosovë, Johann Brieger (në foto).
PRISHTINË - Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku dhe ambasadori austriak në Kosovë, Johann Brieger kanë bërë të ditur se kërkesat e kosovarëve për azil nuk mund të njihen as nga Austria.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Çitaku u shpreh se shpreson, që kur Kosova të fitojë liberalizimin e vizave, numri i azilkërkuesve do të jetë shumë më i vogël.
Ndërsa Ambasada Austriake shpreh keqardhjen që, sërish qytetarë të Kosovës përmes premtimeve të rreme nxiten të marrin rrugëtime të kushtueshme dhe pa rezultate në drejtim të Austrisë.
Ambasadori Jahann Brieger tha në konferencë se në Austri nuk ka gjasa për njohjen e kërkesave të azilit për qytetarët e Kosovës. Madje ai ka shpjeguar pasojat që bart një azilkërkues kosovar.
"Procedurat e azilit do të përshpejtohen dhe shqyrtohen brenda një jave, vendimet do të jenë negative dhe ndërlidhen me kthim prapa, i cili do të jetë i vlefshëm për 18 muaj. Një udhëtim i ri për në Austri gjatë kësaj periudhe nuk do të jetë i mundshëm.
Për këta persona mund të shqiptohen edhe masa afatgjata të ndalimit të hyrjes në zonën e Shengenit. Qëndrimi i kundërligjshëm është i dënueshëm me gjobë administrative prej 100 deri në 7 mijë e 500 euro" , tha ambasadori Brieger.
Kërkesa për punë dhe pranimi eventual në një veprimtari pune nuk janë bazë për njohjen e kërkesës së azilit, ka përsëritur ambasadori austriak, shkruan rtklive.com.
Por, edhe ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku ka shpjeguar se azili nuk është opsion. "Unë e di që qytetarët tanë kanë pasur mjaft durim, bile shumë durim shpesh herë, e unë po i ftoj edhe për pak durim, sepse nuk është opsion.
Nuk është më. Askujt nga Kosova nuk i jepet më azil. Kosova nuk është më vend krize, nuk është vend ku shkelen të drejtat e njeriut mbi baza racore, gjinore, etnike apo orientimit seksual", tha ajo.
Ministria Çitaku tha se ndonëse Serbia nuk është destinacion për azilkërkuesit por vetëm shërben si vend tranzit, ajo duhet t’i kontrollojë më mirë kufijtë dhe të bashkëpunojë më mirë me organet e rendit.
Ajo po ashtu, tha të ketë kërkuar nga EULEX-i që të t’i bashkohet përpjekjeve të Policisë së Kosovës që të ndalojë grupet kriminale që trafikojnë kosovarët.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4374
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Partizani/ Kushtetuesja rrëzon pretendimet e Malltezit për proces të parregullt ligjor: Arresti në shtëpi, pas dyshimeve të arsyeshme për përfshirjen e tij në aferë
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29