Austria mbështet hapjen e negociatave, ambasadori: Shpresoj të merrni përgjigje pozitive (VIDEO)

Ambasadori i Austrisë Christian Steiner mbështet çeljen e negociatave për Shqipërinë ndërsa sa i përket Samitit të Zagrebit që do mbahet në maj të këtij viti ai thotë se shpreson që Shqipëria të marrë një përgjigje pozitive për hapjen e negociatave.

Ambasadori austriak dha këtë deklaratë nga Shkodra gjatë kumtesës të organizuar nga Ambasada Austriake në Shqipëri dhe qendra Arka në Shkodër.

“Shpresojmë për më të mirën, dhe vendimi për hapjen e negociatave të ndodh shumë shpejt. Një aspekt shumë i rëndësishëm është mbështetja që jep Austria në procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe shpresojmë që të kemi nisjen e hapjes së negociatave për anëtarësim sa më shpejt. Për ne është shumë i rëndësishëm është edhe aspekti i Sigurisë dhe Bashkëpunimit të Evropë, ku këtë vit Shqipëria ka marrë edhe kryesimin e OSBE-së që është një hap shumë i rëndësishëm dhe po bënë një punë të mirë”, tha ambasadori.

Ambasadori Steiner u shpreh se Austria është një vend mik dhe prezenca e tyre është që në vitin 1990 në gjithë Shqipërinë e sidomos në Shkodër ku përveç këmbimeve kulturore dhe marrëdhënieve ekonomike një rëndësi të veçantë i kushtojmë edhe arsimit ku një nga 8 shkollat austriake në botë është hapur në Shkodër.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë