Austria nga e hëna në izolim të plotë për shkak të situatës me koronavirusin

Austria nga e hëna në izolim të plotë për shkak të situatës me koronavirusin

Kancelari, Alexander Schallenberg

Disa ditë pasi Austria vendosi masa kufizuese për personat që nuk janë vaksinuar kundër COVID-19, qeveria vendosi që nga e hëna me 22 nëntor, vendi të izolohet tërësisht.

Kancelari austriak, Alexander Schallenberg, tha të premten se izolimi do të zgjasë të paktën 10 ditë. Vendimi pasoi rritjen rekorde të numrit të të infektuarve. Për shtatë ditë me radhë shkalla e infektimit ishte 991 të prekur për 100 mijë banorë.

Shkalla e vaksinimit në Austri është ndër më të ulëtat në Evropën Perëndimore. Austria vendosi kufizime të hënën për të gjithë të pavaksinuarit, por infektimet vazhduan të rriten.

Shumë shtete evropiane janë duke vendosur masa kufizuese, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve. Holanda vendosi që baret e restorantet të mbyllen në orën 20:00.

Masa izoluese kundër personave që nuk janë vaksinuar kanë vendosur tashmë Gjermania, Republika Çeke dhe Sllovakia./VOA/

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?