Agjencia Austriake e Shëndetsisë ka deklaruar sot pezullimin e përkohshëm të vaksinimit me AstraZenneca, pasi humbi jetën një grua 49-vjeçare ndërsa një 35-vjeçare zhvilloi emboli pulmonare dhe është në proces shërimi
"Si një masë paraprake, rezervat e mbetura të grupit të vaksinave nuk do të përdoren për vaksinim”, thanë autoritetet.
BASG ka thënë se mpiksja e gjakut nuk është në mesin e efekteve të njohura anësore të vaksinës. Është duke bërë hetime për çdo lidhje të mundshme.
Autoritetet austriake kanë pezulluar inokulimet me një seri të vaksinës të AstraZeneca si një masë paraprake ndërsa hetojnë vdekjen e gruas dhe simptomat e rënda të një tjetre pas dozave.
"Zyra Federale për Sigurinë në Kujdesin Shëndetësor ka marrë dy raporte në një lidhje kohore me një vaksinim nga i njëjti grup i vaksinës së AstraZeneca në klinikën e rrethit të Zwettl" në provincën e Austrisë së Ulët.
Mediat austriake raportojnë se të dyja gratë ishin infermiere që punonin në klinikën në Zwettl.
AstraZeneca në anën tjetër kishte deklaruar se kompania ishte në kontakt me autoritetet austriake dhe do të mbështeste plotësisht hetimin. Ata theksuan se vaksina ishte aprovuar nga Agjencia Evropiane e Barnave dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë bazuar në një program global klinik që përfshinte 23,000 vullnetarë.
Rregullatorët e Bashkimit Evropian më 30 janar miratuan produktin, duke thënë se ai ishte efektiv dhe i sigurt për t'u përdorur.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.3%
-
Të gabuar
85.2%
-
Nuk e di
1.5%
Vota total: 270
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rishfaqet Koeman, sot Rumania synon befasinë kundër Holandës! Depay: Tani nis Evropiani për ne
2 Korrik, 14:30
-
Euro 2024/ Austria 'shkul Tulipanët', fiton 3-2 me Holandën dhe kalon në 1/8 si e para e Grupit D! Franca vetëm 1-1 ndaj Polonisë, e dyta në renditje
25 Qershor, 19:58
-
Euro 2024/ 'Gjelat këndojnë' në Dusseldorf, Franca fiton 0-1 me vuajtje ndaj Austrisë! Vendos një autogol
17 Qershor, 22:57
-
Zvicra ndalet në shtëpi, Austria e barazon 1-1! Xhaka titullar, Shaqiri e nis nga stoli
8 Qershor, 21:19
-
Covid, AstraZeneca tërheq vaksinën pas pranimeve për efekte anësore
8 Maj, 07:52
-
‘Pfizergate’/ Prokurorët Europianë hetojnë porosinë 20 miliardë euro të Von der Leyen për vaksinat e COVID
1 Prill, 20:25
-
Vjenë/ Hasani takon Ministrin për Punët e Jashtme të Austrisë, në fokus integrimi i Shqipërisë në BE dhe fortifikimi i marrëdhënieve mes dy vendeve
18 Nëntor 2023, 09:03
-
Vodhi në bashkëpunim një banesë në Austri, shqiptari arrestohet pas 3 vitesh në Greqi
12 Nëntor 2023, 17:34
-
Regjistrohet rasti i parë i variantit të koronavirusit ‘Pirola’ në Ukrainë
8 Nëntor 2023, 09:54
-
Austria ngre në piedestal Saimir Pirgun, tenori shqiptar shkëlqen në operën ‘Ernani’ në Vjenë: Verdi s’mund të këndohet më mirë
20 Korrik 2023, 17:34
-
Agjencitë e inteligjencës në SHBA të ndara për origjinën e koronavirusit
25 Qershor 2023, 14:09
-
Rikthehen viruset tek fëmijët pas pandemisë
19 Qershor 2023, 08:14