Austriakja 'Der Standard':
Bojkotin e dirigjon Berisha
Gazeta e njohur austriake, 'Der Standard' shkruan se pas bojkotit të opozitës qëndron Sali Berisha
Gazeta e njohur austriake, 'Der Standard' shkruan se pas bojkotit të opozitës qëndron Sali Berisha.
Sipas gazetës, opozita refuzoi një propozim të ardhur nga politikanët e BE për katër ministra teknikë, Avokatin e Popullit dhe kryetarin e
KQZ.
“
Pas bojkotit qëndron themeluesi i PD, Sali Berisha, i cili dirigjon partinë dhe Bashën. Tek ndërkombëtarët po shtohet shqetësimi se radikalizimi i situatës mund të sjellë dhunë”, thuhet në shkrim.
“Ata po bëjnë fushata elektorale pa bërë një zgjidhje”, shkruan “Der Standard”. Gjatë protestës së të shtunës, Lulzim Basha deklaroi deri edhe fillimin e një “republike të re”.
“Për të parën herë që prej 1991-shit, kjo parti nuk do të shkojë në votime. Por Shtetet e Bashkuara dhe blloku europian do ta pranojnë rezultatin e zgjedhjeve, pavarësisht bojkotit të PD-së”, thuhet më tej në shkrim.
Më tej theksohet se shkak i kësaj situate është reforma në drejtësi.
SHBA dhe BE do të pranojë rezultatin e zgjedhjeve pavarsisht bojkotit të PD-së.
Më tej krahas reformës në drejtësi e cila është një nga kërkesat kryesore të SHBA dhe BE në shkrim përmendet edhe rasti i gazetarit Myftaraj dhe ambasadores së BE Vlahutin duke shtuar se kjo e fundit është në presion për shkak të zhvillimeve të fundit.
“
Situata në Shqipëri është simptomatike për marrëdhëniet e paqëndrueshme dhe dobësinë e SHBA në Europën Juglindore, që kur Donald Trump mori pushtetin,” shkruan gazetarja Adelheid Woelf në fund të artikullit.
Ky shkrim vjen në kohën kur Tiranën e viziton një zyrtar i Departamentit të Shtetit, në përpjekje për të zgjidhur krizën.
(Artikulli sot ne Der Standard)(d.b/e.m/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.1%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4187
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ KQZ vendos si do 'ndahen' KZAZ-të! Tom Doshi merr 1 anëtar si pjesë e shumicës, 2 i merr PS, 2 PD dhe 1 PL
28 Janar, 13:12
-
PS me zyra në ndihmë të diasporës, Klosi injoron akuzat e opozitës: S'mjafton KQZ, duhen asistuar atje, 1 në 3 refuzohet! Në Tiranë më shumë forca për 11 majin
27 Janar, 15:42
-
KQZ pranon deri sot 50 mijë shqiptarë për votim nga diaspora! Refuzimet po kapin 30 mijë raste
27 Janar, 15:33
-
Përçarja për Primaret në PD, Berisha e pranon: Ka debate, por duhet zbatuar Statuti, s’e vendos unë! Gjyqtari i ndërruar për Salianjin, militant i PS
27 Janar, 13:17
-
Vota e diasporës/ 70 mijë aplikime për 2 javë! 25 mijë refuzime, ‘kampionë’ shqiptarët e Italisë
25 Janar, 12:08
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë zgjedhës kanë të drejtë të votojnë, por rreth 1 milion s’kanë mundësi praktike të votojnë…
24 Janar, 17:32
-
1/3 e aplikimeve refuzohen, debat në KQZ për diasporën: Merrini në telefon dhe sqarojini për gabimet
24 Janar, 15:44
-
Verifikimi i kandidatëve për zgjedhjet e 11 Majit/ Sula: Ka një kleçkë ligjore dhe 'hipokrizi', ja se si vihemi në lëvizje!
23 Janar, 20:53
-
Aplikimet në KQZ, 60 mijë kërkesa nga diaspora për të votuar më 11 maj! 36 mijë emigrantë u regjistruan
23 Janar, 18:16
-
VKM/ Përgatitjet për zgjedhjet e 11 majit, qeveria alokon 2.5 mld lekë shtesë për KQZ
22 Janar, 18:39
-
Zgjedhjet/ 'Merr jetë' pakti PS-PD, KQZ miraton aktin për listat! Partitë në garë me 186 kandidatë, 46 deputetët e parë të fiksuar
22 Janar, 16:11
-
Aplikimet në KQZ, 55 mijë kërkesa nga diaspora për të votuar më 11 maj! 18 mijë emigrantë të refuzuar
22 Janar, 15:24