Gjatë marrjes së trofeut “këngëtarja” u shpreh: " Kjo natë i është përkushtuar të gjithë atyre që besojnë në një të ardhme mes paqes dhe lirisë. Ju e dini se kush jeni! Ne jemi uniteti dhe ne jemi të pandalshme. . .” Ky ka qenë edhe mesazhi, i shprehur mes emocioneve i përfaqësueses Austriake në Eurovizion.
Këngëtari Austriak arriti të grumbullojë plot 290 pikë në total duke dalë dhe i pari në listën përfundimtare. Në vend të dytë u rendit Hollanda me 238 pikë dhe Suedia e treta me 218 pikë në total. Shqipëria u përfaqësua në këtë eveniment me këngën “Zemërimi i një nate” të Hersi Matmujës por nuk arriti të kualifikohet për në fazën finale.
Festivali u mbajt këtë vit në Kopenhagen të Danimarkës, ku 37 shtete pjesëmarrëse të Evropës sollën në skenë këngët e tyre përfaqësuese.
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)