Autizmi fillon të shfaqet tek
fëmijët shumë kohë para lindjes

Autizmi fillon të shfaqet tek<br />fëmijët shumë kohë para lindjes
SHBA- Shkencëtarët thonë se ka prova që autizimi tek fëmijët fillon që në mitër. Zhvillimi me hope të trurit para lindjes mund të shkaktojë simptoma të autizimit. 

Studimi, që është publikuar në gazetën e mjekësisë në New England, rrit shpresat se të kuptuarit e zhvillimit të trurit mund të përmirësojë jetën e fëmijëve autikë.

Kjo përforcon nevojën për identifikimin dhe trajtimin e hershëm, thotë ekipi i kërkimit të Universitetit të Kalifornisë.

Shkencëtarët amerikanë kanë studiuar indet e trurit të 22 fëmijëve me dhe paautizëm të moshës 2 deri në 15 vjeç.

Hulumtuesit nga Universiteti i Kalifornisë, San Diego dhe Instituti Allen për Trurin thonë se natyra e zhvillimit të trurit me hope mund të shpjegojë pse disa të vegjël tregojnë shenja autizimi.

Kjo vihet re në komunikimin social dhe shprehjen emocionale të tyre.

Studiuesit shprehen se gjendja e fëmijëve të prekur nga autizimi mund të trajtohen dhe të përmirësohen.

Dr. Thomas Insel , drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetit Mendor ka thënë: " Nëse ky raport  i ‘arkitekturës së çorganizuar’ të trurit të disa fëmijëve me autizëm përsëritet, ne mund të supozojmë se këto reflektime pasqyrojnë procesin që ndodh para lindjes së fëmijës”

‘Kjo thekson idenë dhe rëndësinë e identifikimit dhe ndërhyrjes të hershme në trurin e fëmijëve”, vijon doktori shkruan BBC.

Autizmi është sëmundje që ka të bëjë me çrregullimin neurobiologjik që kuptohet nga komunikimi me vështirësi, ndërveprimi shoqëror dhe sjellje të përsëritura.

Shkencërisht është thënë se sëmundja fillon që shfaqet në moshën 3-vjeçare dhe shkalla e çrregullimit është e ndryshme nga një individ në tjetër.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Balla mbërrin në Shëngjin: Zjarrvënia nuk është e qëllimshme! Shpreh shqetësim për zonën pranë kishës

Balla mbërrin në Shëngjin: Zjarrvënia nuk është e qëllimshme! Shpreh shqetësim për zonën pranë kishës