TIRANE- Shoqata e Transportit Ndërqytetas, gjatë protestës së paralajmëruar që ka zhvilluar ditën e djeshme, ka kërkuar nga qeveria të vazhdojë reformën e nisur për respektimin e ligjit që i detyron të kthehen pa pasagjerë shoferët e furgonave 8+1. Të mbledhur në vendqëndrimin e autobusëve, që udhëtojnë drejt veriut, në zonën e Laprakës, drejtuesit e mjeteve kanë kërkuar të luftohet informaliteti dhe autoritetet vendore të krijojnë në mënyrë të menjëhershme terminale të rregullta, ndërsa Policia Bashkiake të bëjë ndalimin e abuzuesve. “Policia dhe pushteti vendor duhet t’i kontrollojnë këto gjëra.
Kërkesa konkrete jona, është të vënë dorë dhe të bëjnë terminalet, e të kontrollohet kush është i rregullt e kush jo. Jemi këtu, që t’i themi qeverisë që të bëjë terminale të duhura. Bëjmë thirrje që të mos ndalet zbatimi i ligjt.”, deklaroi për mediat, Kujtim Mema, Kryetari i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas. Sipas shoferevë të autobuzëve, çdo ditë atyre u duhet të përballen me një kaos të vërtetë për marrjen e udhëtarëve dhe për gjetjen e një vendparkimi.
Përplasja mes dy shoqatave të transportit
Kryetari i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas Kujtim Mema, ka kërkuar nga autoritetet vetëm zbatimin e ligjeve dhe të luftohet konkurenca e pandershme. “Kjo nuk është protestë kundër furgonave e kjo s’ka të bëjë fare me to. Ne kemi vite që kemi bërë greva e protesta që ligji të zbatohet. Autobusat interurban konkurohen nga transporti i komunave, që i është dhënë shoferëve për të punuar komunë-qytet dhe nga drejtuesit e mjeteve përdoret për të transportuar pasagjerë qytet-qytet. Policia dhe pushteti vendor duhet t’i kontrollojnë këto gjëra.”,deklaroi kreu i Shoqatës Mema.
Autobusët që bëjnë transportin e udhëtarëve mes qyteteve në të gjithë vendin, prej vitesh tregojnë se janë ndjerë të kërcënuar nga konkurenca e pandershme dhe mos funksionimi i ligjit, që ka favorizuar shoferët e furgonave 8+1 dhe mjeteve të tjera të paliçensuara. Prej më shumë se një muaji, transporti interurban është duke u kryer vetëm nga autobusët, pasi shoferët e furgonave 8+1 janë në protestë për anulimin e ligjit të vitit 1998, që i ndalon ata të marrin pasagjerë në rrugët e kthimit.
Ende nuk është gjetur një zgjidhje për kërkesat e tyre edhe pse Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, ka ofruar disa zgjidhje për reformimin e të gjithë transportit ndërqytetas. Ndërkohë që protesta janë paralajmëruar nga të dyja shoqatat e transporteve, drejtuesit e autobuzëve kanë deklaruar se do të rrisin cilësinë e shërbimeve të tyre, madje shumë shpejt do të dixhitalizojnë edhe sistemin e orareve për t’i dhënë më shumë akses qytetarëve.
Kalaja: “Autobusët janë skenar i qeverisë”
Protestat e zhvilluara ditët e fundit nga Bashkimi i Sindikatave të Pavaruara dhe Shoqata e Transportit Ndërqytetas, është bërë edhe objekt i komenteve dhe etiketimeve politike ditët e fundit. Prezenca e deputetëve të opozitës në protestën e zhvilluar pak ditë më parë nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura dhe shoferët e furgonave 8+1, u quajt antiligjore dhe tërësisht politike nga përfaqësues të mazhorancës. Ndërkohë që kreu i kësaj sindikate Gëzim Kalaja, është shprehur se protesta e tyre është ekonomike dhe është pikërisht qeveria, që në mungesë të dialogut ka ofruar një skenar antiproteste të zhvilluar nga drejtuesit e autobusëve.
Shkrimi u publikua sot (05.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com