Autobusët janë vënën në 'radarët' e Policisë Rrugore, ndërsa ditën e sotme në Tiranë u kapën 207 shoferë në shkelje. Sipas Policisë, në rrugë u konstatuan duke qarkulluar autobusë të mbushur përtej kapaciteteve të lejuara, me të meta teknike, apo edhe shoferë të dehur në timon.
Për pasojë janë proceduar:
• 12 drejtues autobusësh të papajisur me certifikatë aftësimi profesional si dhe të përfunduar.
• 34 drejtues autobusësh të cilët janë konstatuar në shkelje të itenerarit dhe destinacionit të përcaktuar në certifikatat dhe licencat e transportit.
• 44 drejtues autobusësh të linjave ndërqytetase për stacionim në vende jo të miratuara nga organet përkatëse.
• 21 autobusë të transportit qytetas dhe ndërqytetas të pa siguruar.
• 22 autobusë të transportit qytetas për të meta teknike si dhe pa kryer kontrollin teknik.
• 60 autobuza për transport pasagjerësh mbi kapacitetin e lejuar.
• 14 drejtues autobusësh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit nga të cilët 2 në gjendje të dehur.
Policia Rrugore bën me dije se kontrollet do të vijojnë me qëllimin disiplinimin dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.
U kujtut mas 100 vjetsh me linja dhe shofer te degjenerum!
Përgjigju