Autobusi bën 'xing' me makinën ku udhëtonin tre vajza tek '21 Dhjetori' (FOTOT)

Autobusi bën 'xing' me makinën ku udhëtonin tre vajza tek '21 Dhjetori' (FOTOT)

Pamje nga aksidenti

Një aksident është shënuar këtë mëngjes në Tiranë ku një autobus u përplas me një automjet të vogël ku udhëtonin tre vajza.

Autobusi i linjës Vaqarr- Uzina Dinamo, ka dalë nga rruga duke u përplasur me një pemë në rrugën e 21 Dhjetorit. Më tej, autobusi me pasagjerë është përplasur me një makinë, që fatmirësisht nuk u shënuan persona të lënduar, përveç dëmeve të vogla materiale. Pas përplasjes me autobusin, makina ka goditur edhe trafikndarësen. Ende nuk ka një njoftim nga policia për rrethanat e qarta të aksidentit.

 

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Ngjarja e rëndë në Shkodër, ministrja Koçiu: Dhuna e  depresioni, sfida që shoqëria mund t’i fitojë vetëm përmes solidaritetit

Ngjarja e rëndë në Shkodër, ministrja Koçiu: Dhuna e depresioni, sfida që shoqëria mund t’i fitojë vetëm përmes solidaritetit