Një incident i rëndë ka ndodhur në Angli, teksa një autobus me tifozë të skuadrës Manchester City u përfshi nga flakët rrugës për në finale.

Ngjarja ndodhi pranë autostradës M6, në rajonin West Midlands, ndërsa tifozët po udhëtonin drejt stadiumit Wembley për finalen e Carabao Cup kundër Arsenal.
Sipas raportimeve, autobusi u përfshi plotësisht nga zjarri, me flakë të mëdha dhe tym të zi që mbuloi të gjithë mjetin. Zjarri u përhap me shpejtësi, duke shkatërruar pjesën e përparme dhe brendësinë e autobusit.
Fatmirësisht, të gjithë pasagjerët dhe shoferi arritën të dalin në kohë, pa pësuar lëndime.
Në vendngjarje ndërhynë shërbimet zjarrfikëse, të cilat neutralizuan flakët, ndërsa segmenti i rrugës u mbyll përkohësisht. Si pasojë, trafiku u bllokua dhe qindra mjete mbetën të bllokuara në rrugën drejt stadiumit Wembley.
Kompania që operonte autobusin konfirmoi se të gjithë tifozët janë në gjendje të mirë dhe më pas kanë vazhduar udhëtimin me mjete të tjera për të ndjekur ndeshjen.
Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta dhe janë nën hetim.
Ky ishte një rrugëtim drejt finales që u kthye në momente paniku, por që për fat të mirë nuk la pasoja në njerëz.
Komente





