Autocensura s'lejon gazetarët
që të kontribuojnë në reformë

Autocensura s'lejon gazetarët<br />që të kontribuojnë në reformë
TIRANE- Shqipëria ndodhet aktualisht në një fazë shumë të rëndësishme të zhvillimit të vet shoqëror. Pasi ka ndërmarrë për disa dekada një numër të madh reformash, që e kanë bërë të drejtohet, deri-diku me sukses, në gjirin e familjes së madhe të vendeve demokratike me ekonomi tregu, tashmë ajo duhet të kryejë një reformë të re, më të madhe: reformimin e Drejtësisë, në një sektor me pushtet që, të paktën deri tani, ka krijuar një imazh të mos-drejtësisë për qytetarët, në sajë të një korrupsioni galopant.

Duke vënë gurë në rrotat e ecjes përpara në rrugën e integrimit evropian. Duke penguar investimet, duke lënë pa zgjidhur çështjen e pronës, duke ruajtur në vend një nivel të lartë kriminaliteti, problem këto, që sektorë të tjerë të administratës shtetërore janë përpjekur t’i zgjidhin, por me sukses të paktë.

Në këtë proces, natyrisht që edhe gazetarët kanë rolin e tyre të pazëvendësueshëm. Fatkeqësisht, me përjashtim të një pasqyrimi pak a shumë prej spektatori të lajmeve që gjeneroi përpjekja politike për reformën, gazetarët shqiptarë dhanë një kontribut minimal në diskutimin e varjanteve të reformës.
Kjo, edhe një herë, sjell në vëmendje kapjen e medias nga autocensura.
 
Liria
Për një vend me vetëm 2.8 milion banorë, Shqipëria sot numëron më shumë se 25 gazeta të përditshme, më shumë se 100 kanale televizive, 36 revista të përmuajshme dhe 69 publikime periodike. Megjithatë, pavarësisht pranisë në treg të një numri të madh mediash, Reporterët pa Kufij (Reporters Without Borders) e renditën Shqipërinë në vendin e 85-të, ndër 173 vendet e vlerësuara në raportin e tyre “Indeksi i Lirisë së Shtypit” për vitin 2014. Situata paraqet një rënie të ndjeshme nga viti 2003, kur Shqipëria renditej në vendin e 34-t dhe vlerësohej si vendi me performancën më të mirë në Ballkanin Perëndimor. Pavarësisht se trendi në rënie i ka prekur të gjithë vendet e rajonit, përkeqësimi i Shqipërisë në këtë drejtim është shumë më i madh sesa në vendet fqinje.
Në mënyrë të ngjashme, Freedom House në raportin e saj mbi lirinë e shtypit të vitit 2014 e vlerëson Shqipërinë si “pjesërisht të lirë”.
Megjithëse censura shtetërore e hapur nuk është më e pranishme në median shqiptare, fenomeni i vetëcensurës është një praktikë e gjithëpërhapur, e cila haset, si në median në pronësi private, ashtu edhe në atë në pronësi shtetërore dhe përbën një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballet tregu i medias sot.
 
Shkaqet
Sipas një studimi të vitit 2012 të Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë, nga një kampion prej 291 gazetarësh të intervistuar, 42% deklaruan se kishin nënshkruar një kontratë të rregullt për të gjithë periudhën e përfshirë në studim (2008 – 2011), ndërsa 32% nuk kishin asnjë lloj kontrate.

Në shtator 2013, Unioni deklaroi se gjatë gjashtë muajve të fundit pagat e gazetarëve qenë vonuar në 75% të mediave kombëtare për periudha që varionin nga dy në gjashtë muaj.

Shqetësimi për sigurinë luan gjithashtu një rol të madh që mund t’i shtyjë profesionistët e mediave drejt vetëcensurës.

Pa dyshim, që janë vetë gazetarët që duhet të përpiqen të gjejnë rrugë për të ndryshuar situatën. Por, nje rol të paneglishueshëm në këtë mes ka shteti.

logo observatori per arkiv*Ky shkrim është përgatitur në bashkëpunim me Osservatorio Balcani e Caucaso për Qendrën Europiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF), bashkëfinancuar nga Komisioni Evropian. Përmbajtja e shkrimit është përgjegjësi vetëm e Shqiptarja.com dhe nuk mund të pretendohet në asnjë mënyrë se pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Evropian 






Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 19 janar 2016

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  


 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit