Herë pas here Policia Rrugore publikon video të shoferëve 'pilot' që thyejnë limitet e shpejtësisë në 'autostradën' Tiranë – Durrës, duke vënë në dukje këtë fenomen dhe apelin për shkak të rreziqeve që mbart. 

Por një fenomen tjetër që haset në këtë rrugë janë dhe shoferët që ecin me shpejtësi të ulët në korsinë parësore, atë të shpejtësisë, duke u bërë shqetësim për një pjesë tjetër të cilët janë të detyruar të bëjnë parakalime në kundravajtje të Kodit Rrugor. 

Në një video që një qytetar ka publikuar në internet shihet sesi brenda pak sekondash ai bën parakalime të ndryshme sa majtas, djathtas për të arritur në destinacion, duke riskuar një aksident të mundshëm në një segment autostrade ku çdo gabim në timon përkthehet në një rrezik serioz për jetën.