Një patrullë e policisë së Kosovës është përplasur ditën e sotme nga një automjet me targa të Novi Pazarit në fshatin Suhodoll të Mitrovicës së Veriut.
Shoferi i automjetit, identiteti i të cilit akoma nuk dihet, teksa po drejtonte automjetin ka përplasur një efektiv të policisë së Kosovës dhe makinën e patrullës.
Sipas mediave kosovare, incidenti ka ndodhur pasi patrulla i ka bërë me shenjë automjetit të ndalojë për një kontroll, thirrje e cila nuk është respektuar nga shoferi.
Policia ka kundër reaguar ndaj këtij sulmi duke shtënë me armë zjarri drejt makinës, por ka pasur vetëm dëme materiale.
Sipas policisë, shoferi ka arritur të dalë nga makina dhe është arratisur në këmbë duke vrapuar.
Ndër të tjera, blutë e Kosovës, njoftojnë se ka gjetur 2 kilogramë drogë në makinën me targa serbe.
“Rreth orës 12 e 40 në Suhodoll derisa policia kishte bërë përpjekje për të ndaluar një veturë e cila dyshohej se kishte narkotikë, shoferi i saj ka goditur me veturë policin i cili ishte në këmbë e po ashtu edhe veturën e policisë. Në përpjekje për ta ndaluar sulmin nga vetja, policia ka shtënë me armë zjarri por nuk ka të lënduar”, tha zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, në një prononcim për mediat e Kosovës.
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
9.6%
-
Shëndet
71.3%
-
Mirëqënia
19.2%
Vota total: 595
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Prizreni, qendra kryesore e vizitorëve nga Shqipëria për festat e fundvitit
31 Dhjetor 2024, 16:22
-
Kosovë/ KQZ: Vendimi i PZAP-së për Listën Serbe është i plotfuqishëm
31 Dhjetor 2024, 15:44
-
Nënkryetarja e PDK-së i përgjigjet Albin Kurtit: Ndaj nuk aplikon për vizë amerikane, për shkak të formularëve?
31 Dhjetor 2024, 15:28
-
Kosovë/ Gjykata Supreme rrëzon Kurtin, urdhëron KQZ që të regjistrojë Listën Serbe në zgjedhje
31 Dhjetor 2024, 13:05
-
Kurti tallet me krerët e UÇK që po gjykohen në Hagë: Nuk shkoj t'i takoj, se duhen plotësuar shumë formularë
31 Dhjetor 2024, 12:57
-
Kurti quajti 'kërmijë dhe lepuj' Prokurorinë Speciale! Ish-diplomati në Report Tv: Deklarime të tilla do i kushtojnë, kryeministri nuk e ka imunitet arrestimin
30 Dhjetor 2024, 20:10
-
Serbi/ Dënohen prindërit e një nxënësi që vrau 10 veta në një shkollë në Beograd
30 Dhjetor 2024, 18:18
-
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë kundër ish-kreut të Korporatës Energjetike të Kosovës dhe dy të tjerëve
30 Dhjetor 2024, 15:56
-
Ngrihet aktakuzë ndaj 13 personave për incidentin vdekjeprurës në Novi Sad
30 Dhjetor 2024, 15:45
-
Kurti si Berisha sulmon prokurorët e Kosovës, refuzon të dëshmojë: ‘Kërmij’ e ‘lepuj’! I përgjigjet prokurori special: Askush s' është mbi ligjin
30 Dhjetor 2024, 15:10
-
Kurti si Sali Berisha, sulmon ashpër prokurorët e Kosovës: ‘Kërmij’ e ‘lepuj’! Nuk shkoj të dëshmoj, ta shohim a kanë guxim të vijnë ata
30 Dhjetor 2024, 09:32
-
Arben Ramkaj: Shqiptarët dhe Mercenarizmi në Siri
29 Dhjetor 2024, 21:05
Ne gjithe boten kur policia sulmohet perdoret arma si mjet u fundit per ta ndaluar kriminelin apo kriminelet, ne ket rast poashtu pa i paragjykuar policet e them se eshte dashur te ndalohet krimineli gjalle apo vdekur edhe pse pastaj ndoshta polici pergjegjs do te ishte larguar e ndoshta edhe burgosur por ndryshe kriminelet nuk ndalojne te vrasin e shkelin edhe me véturee policet,ky duhet te jet nje mesazh i qarte se shteti funksionon.
Përgjigju