Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Durrës–Tiranë, ku një automjet është përplasur me një shtyllë dhe më pas është përfshirë nga flakët. Në vendngjarje raportohet edhe për tre automjete të tjera të aksidentuara.
Policia, ambulanca dhe shërbimet emergjente kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa situata ka shkaktuar panik dhe trafik në zonë. Deri tani nuk dihet nëse brenda mjetit të përfshirë nga flakët ka pasur persona, ndërsa priten të dhëna zyrtare për bilancin e plotë të aksidentit
Komento
Komente

