Automobilat me kambio automatike
në Shqipëri, qysh në 1934?
Këtë reklamë për makina mund ta gjeje në vitet 30 në shumë gazeta e revista shqiptare. Shitësi i autorizuar (pasi në atë kohë nuk kishte koncesionar) shihej se e kishte qendrën në Sarandë e Durrës.
Këtë reklamë për makina mund ta gjeje në vitet 30 në shumë gazeta e revista shqiptare. Shitësi i autorizuar (pasi në atë kohë nuk kishte koncesionar) shihej se e kishte qendrën në Sarandë e Durrës.
Çmimi për këtë lloj veturë në atë kohë kapte vlerën e rreth 4700-5000 Franga, ndërsa për kamionët REO “14” p.sh. deri në 5900-6000 franga. Interesant është fakti se qysh atëherë, në Shqipëri do mund të kenë zbritur edhe makinat e para me kambio automatike (në fakt, gjysëmautomatike), çka edhe në ditët e sotme përben një opsion "shtesë" të preferuar në Europë e Shqipëri, duke ia rritur shpesh vlerën automjeteve në treg, të rinj apo të përdorur qofshin.
Ndërsa në SHBA raporti mes përdorimit të makinave me kambio automatike dhe atyre manuale është 9/1, në kontinentin tonë e aq më tepër, në Shqipëri, vijon të jetë ndoshta komplet e kundërta, e jo thjesht e vetëm për tradite besoj.
Marka REO (Ransom E. Olds ishte themeluesi që ia nisi aktivitetit në vitin 1905), për ata që i kanë pasion makinat e vjetra (oldtimer-at), merret vesh se pushoi se prodhuari makina, kamionë e autobusë, në vitet '70, e kësisoj mbetet një relikë e çmuar në historinë e automobilave.
Nga informacionet e statistikat që kam mundur të shoh, rezulton se aksesi tek këto makina ishte modest, por makinat amerikane (FORD, Chrysler, Chevrolet etj) depërtonin masivisht në krahasim me FIAT-in e markat e tjera europiane.
Më pas u shtuan në qarkullim makinat e tipeve italiane FIAT, duke e zbehur praninë e markave amerikane. Sipas një raporti, deri në vitin 1938, në Shqipëri ekzistonin 404 makina për përdorim personal, 124 autobusë dhe 442 kamionë.
Vetëm në vitin 1938 kishin hyrë në vend 205 automjete, nga të cilat 64 vetura dhe 141 makina pune. FIAT-i, sikurse Volkswagen ne Gjermani, kishte objektiv te përhapej gjerësisht në Shqipëri, e kësisoj ta shfrytëzonte (dmth ta monopolizonte) tërësisht tregun shqiptar, por mbeti sidoqoftë i paplotësuar si objektiv për arsye që dihen e që nuk lidhen vetëm me Luftën me shumë sa më atë që ndodhi pas Luftës.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.4%
-
Jo
30.4%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3692
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44
-
Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë
10 Janar, 22:25
-
Trump nuk e ka ftuar kryekomisioneren Ursula von der Leyen në inaugurimin e tij më 20 Janar
10 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i drejtësisë', ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca
10 Janar, 22:13
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, besimtarët mblidhen mes lutjesh në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë (VIDEO+FOTO)
10 Janar, 21:56
-
6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv
10 Janar, 21:34
-
Ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga, viziton për herë të tretë në spital Kryepeshkopin Anastas
10 Janar, 21:32
-
Mero Baze: E drejta për të folur nuk është baraz me të drejtën për t’u dëgjuar
10 Janar, 21:30
-
Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?
10 Janar, 21:28
-
Udhëtonte shpesh mes kufirit Shqipëri-Itali, 27-vjeçarit shqiptar i gjendet dhoma e hotelit e mbushur me kokainë! Merrte makinë me qira për ta shpërndarë
10 Janar, 21:28
-
‘Xibraka’/ Gaz Bardhi irritohet me SPAK pas përfundimit të hetimeve për Olsi Ramën: Jeni kthyer në qesharakë, as nuk hetuat fare, po bëni shqiptarët për budallenj
10 Janar, 21:23