Gjykata e Tiranës ka dënuar me 24 vite burg Ilir Beqaraj, i akuzuar si autor i vrasjes se Gentian Bejtjes, ngjarje që ndodhi ne Larushk te Fushë Krujës. Sipas dosjes hetimore ka rezultuar se persona të armatosur, pasi kanë kaluar rrethimin e jashtëm të banesës së Gentian Bejtjes kanë hyrë brenda oborrit dhe kanë qëlluar disa herë me armë zjarri ku si pasojë e të shtënave ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Pak minuta pas ngjarjes në rrugën dytësore në fshatin Hasan, Fushë Krujë, është konstatuar i djegur një automjet tip Land Rover, që është përdoruar nga autorët në vendngjarje. Nga provat e administruara rezulton se Ilir Beqaraj në kohë të ndryshme përpara kësaj ngjarje me mjetin e tij ka qenë në afërsi të vendit ku ndodhet banesa e Bejtjes, kjo gjë provohet nga këqyrja e GPS të automjetit të cilin e ka të marrë me qira.

Mbi Gentjan Bejtjan u qëllua me breshëri dhe për pasojë mbeti i vdekur ne vend. Vrasja e tij lidhet me disa krime të ndodhura në Tiranë, Durrës dhe Fushë Krujë ku dyshohet se Bejtja ka pasur dijeni apo ka qene pjesë e tyre. Viktima i kishte shpëtuar disa atentateve më herët, ndërsa më 4 korrik 2023 iu vra kunati në atentat në banesën e Bejtjes.