Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Argys Kalsin, një prej autorëve të dyshuar të grabitjes së një argjendarie në zonën e Paskuqanit më 5 gusht. 35-vjeçari u arrestua dy ditë më parë në Qafë Thanë teksa po mundohej të largohej nga vendi.

Sipas mediave Kalsi ka thënë para togave të zeza se nuk ka lidhje me ngjarjen, ndërsa nuk ka bashkëpunuar me policinë për të treguar identitetin e autorit tjetër të dyshuar. Sa i përket 2 maskave silikoni që policia gjeti gjatë hetimeve në një pyll pranë fshatit Zgafnur, ai pretendon se i ka qejf maskat dhe i përdor për Halloween.

"Maskat i kam qejf dhe i përdor për Halloween. Pasi festoja, i hidhja poshtë. Kjo mund të jetë një nga ato maskat”, citohet të ketë thënë ai sipas mediave.

grabitjen e ndodhur më 5 gusht, autorët hynë të maskuar e me kallashnikov, kanosën punonjësen dhe grabitën sende floriri me një vlerë rreth 1.5 milionë lekë. Dyshohet se njëri prej tyre të ketë shkuar si klient ditë më parë, pasi kishin dijeni të plotë ku ndodheshin bizhuteritë.

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Foto e maskës së silikonit