Dy persona janë vënë në pranga nga policia në kuadër të operacioneve të koduara “Tracking” dhe “Midnight”.
Një 46-vjeçar u vu në pranga në Tiranë, pasi sipas policisë, dyshohet se ka kryer vjedhje në 2 muajit e fundit. 46-vjeçari vodhi pajisje me vlerë 6 mijë euro në një dyqan, si dhe sende me vlerë dhe shuma parash në një banesë.
Ndërkaq, në Krujë u arrestua një 20-vjeçar, pasi dyshohet se gjatë kësaj jave, ka tentuar të vjedhë kasafortën në supermarketin e një qendre tregtare, si dhe se ka vjedhur në 2 banesa.
Njoftimi i policisë
Tiranë
Finalizohen në 24 orë, 2 operacione të tjera për zbardhjen e një sërë vjedhjesh të kryera në territorin e Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe në Krujë.
Lokalizohen, kapen dhe vihen në pranga 2 autorët.
Në vijim të punës hetimore, të kryer menjëherë pas kallëzimeve të qytetarëve, për vjedhje të pronës/pasurisë së tyre, shërbimet në varësi të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë finalizuan në 24 orë, 2 operacione në këtë fushë. Konkretisht:
-në kuadër të operacionit “Tracking”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 vunë në pranga shtetasin E. M., 46 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur gjatë 2 muajve të fundit, pajisje (me vlerë 6000 euro) në një subjekt, 1 biçikletë, si dhe sende me vlerë dhe shuma parash në një banesë;
-në kuadër të operacionit “Midnight”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin M. F., 20 vjeç, pasi dyshohet se gjatë kësaj jave, ka tentuar të vjedhë kasafortën në supermarketin e një qendre tregtare, si dhe se ka vjedhur në 2 banesa.
Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Komente







