Autorët e traditës dhe urat e brishta për te lexuesi! Kulla: ‘Fishta’ i rimëkëmbur, prej ribotimeve e studimeve

TIRANË- Nga Pjetër Budi te Bogdani, me letërsinë arbëreshe të emrave si Jeronim Rada dhe Zef Serembe. Rilindja me Frashëllinjtë, apo shpërthimi i autorëve nga fillimshekulli XX deri në regjimin komunist. Poetët e periudhës kalimtare si Çajupi, Mjeda, Asdreni, e mandej Konica e Noli, apo autorët e periudhës së Pavarësisë si Koliqi e Kuteli... Të ashtuquajturit lajmëtarë të bashkëkohësisë Migjeni e Poradeci... Botuesit thonë, se urat mes autorëve shqiptarë e veçmas atyre të traditës duhen forcuar...

“Autorët e të shkuarës sonë letrare zënë shumë pak vend në letërsinë tonë letrare. Është një problem i madh, sepse me këtë neglizhencë krijohet një lloj distance”, thotë botuesi Frano Kulla.

Tej takimeve in memoriam që mbahen mes një rrethi të ngushtë, kërkohen nisma konkrete prej Ministrisë së Kulturës, asaj të Arsimit dhe institucioneve shkencore, ku së paku shkrimtarët e traditës të mos mungojnë në kurrikula, si dhe bibliotekat e shkollave e ato të qytetit, ku titujt ndodh t’i besohen rëndom dhurimeve sporadike. 

“Ky është një problem që e kalon dimensionin e një autori, por veçanërisht për letërsinë tonë të traditës në atë ‘pako’ punë, për të mos thënë aspak, që strukturat shtetërore, bëjnë për këtë letërsi që në fund të fundit në të gjitha vendet e zhvilluara konsiderohet si trashëgimia e çmuar kulturore e një vendi, te ne bëhet shumë pak.”, shton më tej ai.

Botuesi i Fishtës, thotë se përpjekjet e studiuesve por edhe titujt e ri e ribotimet kanë shërbyer për të afruar lexuesin drejt veprës së tij.

“Në të vërtetë vit pas viti unë kam vënë re dhe kam konstatuar, Fishta bëhet më familjar. Nëse krahasojmë me 10 vite më parë kur ka dalë e plotë vepra e tij e botuar, perceptimi ka qenë mjaft i limituar, për shkaqe që dihen. Për vetë faktin se ajo ndërprerja gati gjysmë shekullore me lexuesin e vet, sigurisht ka pasur ndikimin e vet por, botimet e vazhdueshme të pandërprera rreth  veprës  po edhe figurës së tij, sigurisht që edhe kanë bërë më të pranueshme ose më të kënaqshme njohjen e veprës së tij”, thotë Kulla.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë