Autorët nuk zbritën, tritolin në hotelin e Ervin Matës e hodhën nga makina, shpërtheu pas 4 minutash, u identifikua targa (VIDEO)

TIRANE-Report Tv zbulon detaje të reja nga shpërthimi me eksploziv mbrëmjen e djeshme në hotelin e Ervin Matës pranë QSUT-së në kryeqytet, ku fatmirësisht nuk pati të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale. Ngjarja ndodhi në orën 22:40.

Report Tv siguron pamjet nga vendi i ngjarjes në rrugicën ku ndodhi shpërthimi me tritol. Në cepin anësor të hotelit që e zotëron familja e Ervin Matës, nga hyrja e rrugës kryesore, autorët mësohet se shkuan me makinë, nuk zbritën, por nga dritarja e saj hodhën tritolin, i cili shpërtheu pas 4 minutash.

Policia deri më tani nuk ka autorë të dyshuar, por është vënë në kërkim të automjetit, të cilit i kanë identifikuar targën. Nga shpërthimi dëmet janë vetëm materiale, ndërsa është dëmtuar edhe një lokal ngjitur me hotel.

Ervin Mata është një emër i njohur për policinë si i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018 në zonën e ish-Bllokut, në lokalin “Monopol”, ku mbeti i vrarë, Fabiol Gaxha dhe i plagosur rëndë Elion Hato dhe Ervis Martinaj.

Për këtë ngjarje nën akuzë janë vënë ish- komandoja i Forcave Ushtarake Marviol Bilo, kushëriri i këngëtares Elvana Gjata, njëherësh dhe truproja i të fejuarit të saj, Ervin Mata.  

Mata akuzohet për moskallëzimi të krimit dhe përkrahje të autorit të krimit, pasi dyshohet se është personi që ka ndihmuar Marviol Bilon të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ende nuk është arrestuar.

Ervin Mata

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Berat: 31/05/2020 13:10

    Po ktij Mates (Bolit) kur do ja coj fleten spak

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 31/05/2020 08:48

    Ajo bjondja me syze te errta e ka pushim sot. Beni gati flete thirrjet SPAKU

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet klimatike, ekspertja në 'Studio Live': Shqipëria preket më shumë se çdo vend i Europës

Ndryshimet klimatike, ekspertja në 'Studio Live': Shqipëria preket më shumë se çdo vend i Europës