Autori i masakrës së Matit 'braktiset' nga familja, nuk e takon askush

Autori i masakrës së Matit 'braktiset' nga familja, nuk e takon askush

Autori i masakrës së Matit, Kujtim Koxha

Autori i masakrës së Matit, Kujtim Koxha, do të dalë ditën e hënë para Gjykatës në Burrel.

Ai vrau 3 punonjësit e bashkisë Mat, Mentor Hoxha, Erzen Aliaj dhe Hamit Buçi dhe do akuzohet për vrasje ndaj dy ose më shumë personave, vepër penale që parashikon dënimin me burgim të përjetshëm.

Por ndërkohë që Kujtim Koxha qëndron në burgun e Burrelit, asnjë prej familjarëve të tij nuk ka shkuar për ta takuar. Burime për 'Report TV' thanë se familja, por edhe të afërmit e tjerë nuk kanë pranuar ta takojnë deri më tani. Kujtim Koxha para hetuesve nuk ka shfaqur pendesë për krimin e trefishtë që tronditi vendin. 

Ai qëlloi ndaj punonjësve të bashkisë që ti çonin rrugën deri tek banesa e tij dhe ka debatuar me njërin prej tyre. Pas debatit, Kujtim Koxha ka marrë kallashnikovin duke vrarë 3 punonjës dhe plagosur një të katërt.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë