Ish-bashkëshortja e Marian Levantit, i cili mbëmjen e kësaj të premte plagosi me thikë prindërit dhe dy vëllezërit e saj, është një historiane e njohur.

Ajo quhet Elena Kocaqi, historiania dhe pedagoge e universitetit të Durrësit “Aleksandër Moisiu”. Kocaqi ka botuar edhe disa libra, “Albanët me famë në mijëvjeçar” që flet për shqiptarët me famë botërore, të cilët kanë themeluar dhe udhëhequr dinasti dhe shtete të famshme gjatë gjithë historisë së njerëzimit si dhe libri “Roli Pellazgo-Ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve Evropiane”, që flet për kontributin Pellazgo-Ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve Evropiane antike dhe moderne.

Së fundmi ajo ka botuar librin “Administrimi i Shqipërisë nga Austro-Hungaria 1916-1918”.

Ky është studimi i parë në Shqipëri pas 100 vitesh për administrimin e Shqipërisë nga Austro-Hungaria në Luftën e Parë Botërore. Në libër trajtohet konflikti Austri-Italia për Vlorën dhe për integritetin e Shqipërisë politike në fillim të kësaj lufte.
 
Nga martesa me Levantin, Elena Kocaqi ka dy fëmijë, ndërsa është divorcuar prej tij pak muaj më parë, pas një procesi të nisur në 2015-ën kur Levanti doli nga burgu.
 
Elena Kocaqi ka përfunduar studimet në fakultetin e Histori-Filologjisë në Tiranë për histori me Medalje të Artë. Ajo ka studiuar Drejtësi pranë Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë. Ka kryer studime pas-universitare, Mastër për Studime Historike dhe Mastër për Shkenca-Politike.

elena kocaqi
(Historiania dhe pedagogia Elena Kocaqi)

Ndërkohë, Marian Levanti i cili mbrëmjen e kësaj të premte plagosi me thikë prindërit dhe vëllain e ish-bashkëshortes së tij Elena Kocaqi, ka qenë i proceduar nga policia edhe më përpara.
 
Levanti ka qenë i dyshuar për një plagosje po me thikë disa vite më parë.
 
Pikërisht kjo ngjarje dyshohet se ka qenë si shkak edhe për vrasjen e vëllait të tij në shkurt të vitit 2013-ë, Ardian Levanti, 28 vjeç.
 
Si autor të kësaj ngjarje, policia ka arrestuar Pjetër Gjinin nga Rrësheni. Policia ngriti dyshime se vrasja e 28-vjeçarit ka ndodhur për hakmarrje, pa zbardhur deri në fund motivet e krimit.
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com