TIRANË- Ernejt Shyti, ekzekutori i biznesmenit Behar Sofia, njëherësh bashkëpunëtor i drejtësisë ka vijuar dëshminë këtë të premte në Gjykatën së Posaçme, ku tregoi rolin që kanë patur të gjithë të pandehurit e tjere të arrestuar.
Si "dajo" ai identifikoi shtetasin Skënder Vathi, ndërsa "djali i ri" tha se thirrej i pandehuri tjetër Leonard Xhixha. Për Vathin tha se ishtë takuar para ngjarjes te terminali ndërqytetas i autobusëve pranë Qytetit Studenti, ndërsa ditën e ngjarjes nuk i kishte dalë në takim pranë Liqenit Artificial.
Shyti foli edhe për dy vrasje të tjera që kishte përgatitur grupi, atë të një 34-vjeçari në Kamëz, për të cilin tha se nuk ia kishte mësuar emrin dhe të një tjetër shtetasi në Gjermani.
"Për asnjërin nuk kisha as emër as fotografi. Xhuljano Visha më kishte porositur, por pa më dhënë detaje”, deklaroi ai në seancë. Shyti tha se vrasjen në Kamëz do ta kryente Xhuliano Visha, ndërsa vrasjen në Gjermani do e kryenin se bashku kundrejt 500 mijë eurove. Sa i takon vrasjes së Behar Sofisë, Shyti tha se e kishte vëzhguar për rreth 28 ditë, madje më herët e kishte ndjekur Behar Sofinë nga Piramida deri tek ish-ekspozita ku megjithëse e kishte identifikuar nuk kishte mundur ta kryente dot vrasjen.
Bashkëpunëtori i drejtësisë tha se për vrajsejn e Sofisë i ishin premtuar për 5 milion lekë, po këto para nuk i kishte marrë pavarësisht se Xhuljano Visha ia kishte premtuar se do t'i merrte 3 ditë pas ngjarjes. Ai tha se bicikleten dhe armën me te cilën kreu vrajsen ia kishte siguruar Bujar Leza. Ndërsa i arrestuari tjeter Skënder Vathi do e merrte te Liqeni Artificial, pas ngjarjes por ai nuk kishte ardhur. Bashkëpunëtori i drejtësisë tha se menjehere pas ngjarjes kishte ikur drejt Malit të Zi me vëllanë dhe Xhuljano Vishen. Në seancën e radhës prokuroria ka kërkuar të japin deklarime edhe të pandehurit e tjerë.
B.K./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
48.1%
-
Jo
46.2%
-
Nuk e di
5.7%
Vota total: 2697
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trafikonte armë për grupet kriminale, arrestohet në Kolumbi 33-vjeçari nga Tropoja! Tentoi të arratisej nga hoteli i ishullit ku qëndronte (EMRI+FOTOT)
27 Janar, 10:00
-
Afera 'Partizani'/ SPAK i jep leje Berishës që të mos paraqitet të hënën e 3 shkurtit: Do udhëtojë në Gjermani, e ka ftuar CDU
24 Janar, 16:34
-
Gjyqi për zhdukjen dhe rrëmbimin e Jan Prengës, Dritan Rexhepi në GJKKO! Seanca shtyhet se mungoi një avokat
24 Janar, 14:01
-
Afera 'Partizani'/ Jamarbër Malltezi lihet në ‘arrest shtëpie’, GJKKO rrëzon kërkesën e dhëndrit të Berishës
24 Janar, 10:50
-
Akuzohet për fshehje pasurie, GJKKO kthen dosjen për hetim në SPAK për Asllan Dogjanin, deputeti: Gjykata dha shpresë
24 Janar, 10:10
-
Pastronte paratë e vëllezërve Çopja, GJKKO rrëzon kërkesën dhe lë në burg Klajdi Merkajn
24 Janar, 09:04
-
VENDIMI/ Akuzoheshin për korrupsion, GJKKO dënon me nga 3 vite burgim dy ish-zyrtarët! U ulet një e treta, 5 vite përjashtim nga administrata
23 Janar, 16:10
-
Koncesioni i sterilizimit/ Dosja kalon për gjykim, Beqaj akuza gjyqtares: Edhe me vdekje të më dënoni s’e njollosni dot emrin tim as të qeverisë Rama! U bashkuat me Vokshin dhe Vasilin
23 Janar, 11:49
-
Koncesioni i sterilizimit 100 mln euro/ Dosja kalon për gjykim në themel! Beqaj kërkoi përjashtimin e gjyqtares Davidhi se i rëndoi akuzën: Tendencioze
23 Janar, 11:04
-
'Plumbi i artë'/ Ndihmoi në planin për vrasjen e Indrit Dokles, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Elvin Merlikës
23 Janar, 10:13
-
I pandehur për deklarim të rremë pasurie, shtyhet seanca paraprake për deputetin demokrat, Asllan Dogjani
22 Janar, 14:21
-
Gjyqi për shpifje ndaj Bardhit/ Ish-kryepolici i Shkodrës i ‘fal’ dëmshpërblimin: Duam vetëm dënimin
21 Janar, 12:32