TIRANE- Autori i vrasjes së bankierit Artan Santo mund të jetë femër? Duket e pabesueshme deri diku dhe speculative, por asgjë nuk përjashtohet nga policia e Tiranës, deri në kushtet e zbulimit dhe arrestimit të personit që ka qëlluar mbi biznesmenin Artan Santon. Mësohet se janë lënë të lirë edhe dy kushërinjtë nga Lezha dhe dy persona të tjerë që u morën në pyetje në lidhje me ngjarjen.
Pamjet filmike njëherësh dhe fotografitë e nxjerra prej tyre janë analizuar imtësisht, gjatë këtyre netëve hetimore nga ekspertët kriminalistikë të Policisë së Shtetit. Personi i dytë që ndodhet në motor, dhe që ka qëlluar më pas 6 herë në drejtim të Artan Santos, sapo ky i fundit ka zbritur nga makina e tij dhe është drejtuar drejt bankës, ka karakteristikat trupore të një femre. Ekspertët e policisë kanë ngritur këtë pikëpyetje, duke u nisur nga masa trupore, dhe fiziku i dobët. Sipas policisë, duke u nisur vetëm nga trupi dhe përshkrimet e dëshmitarëve në vendgjarje ekzekutori i përket një moshe 20 deri në 25-vjeç.
/Shqiptarja.com

FOTO