Autoritetet greke rrëzojnë kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Lulzim Cakës, ‘i tmerrshmi’ i Beratit! I dënuar për vrasje, grabitje e grup kriminal

Autoritetet greke rrëzojnë kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Lulzim Cakës, ‘i tmerrshmi’ i Beratit! I dënuar për vrasje, grabitje e grup kriminal

'I tmerrshmi' i Beratit, Lulzim Caka

Autoritetet greke kanë rrëzuar kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Lulzim Cakës, i cilësuar edhe si ‘i tmerrshmi’ i Beratit. Lajmin e ka konfirmuar Gazetari i Report Tv Sokol Dema

Caka njihet si vrasësi gjakftohtë ku për hakmarrje pas vrasjen së nënës së tij në vitin 1999 ai ekzekutoi Valter Begën dhe Mariglen Camin.

Karriera kriminale e Cakës daton para vitit 1997 aty ku ai u përfshi në grupet kriminale të Kutallisë në Berat.

Lul Caka i njohur edhe si i afërt i Bujar Sulit, njohur si Loshi i Karbunarës një prej drejtuesve të bandave të Karbunarës dhe zonës Lushnjes Berat arritën të krijonin grupin e tyre.

Ky grup operonte në aksin Berat – Fier dhe Berat – Lushnje në grabitjen e udhëtarëve dhe pasagjerëve që përdornin këtë aks përgjatë vitit të mbrapsht 1997.

Por ky grup u përfshi në përplasje me familje të fshatit Samiticë e Kutalli nga ku u shënuan viktimat e para mes tyre dhe Pëllumb Eminin.

Në formë hakmarrje në 1999 u ekzekutua nëna e Cakës, për të cilën ai më pas kreu dy vrasje. Në vitin 2003 Caka do të sillej në Shqipëri pas ekstradimit nga Italia, por nga ai momenti ai vuri në funksion planin për ti shpëtuar burgimit me 75 vite.

Pas ekstradimit ai kërkoi rivendosje në afat dhe rishikim të dënimit, ku gjykata e lartë e më pas ajo kushtetuese i dhanë të drejtë duke rihapur procesin.

Përfundimisht me një tjetër trupë gjykuese ai u dënua nga Apeli i Vlorës me 25 vite burg dhe duke përllogaritur paraburgimit 1vit në 1.5 vite burg ai arriti të fitoj lirinë më 29 korrik 2019 në moshën 57 vjeçare.

Po kush ishte Lulzim Caka?

Një i ri nga Berati që karrierën kriminale e nisi me vjedhje, grabitje, vrasje e plaçkitje mundi të kthehej në personazhin e botës së krimit.

Kur ai ishte 33 vjeç u vu nën akuzë për vrasjet e para dhe deri në vitin 1996 kur ai u përfshi në atentatin ndaj Gani Malushit dhe Ilir Ngresit.

Caka pas arratisjes në Itali ku qëndroi për një vit e gjysmë u prangos në Foxhia për tu sjellë në Shqipëri ku ndërroi mbi 4 burgje deri sa u vendos në Kosov të Lushnjës.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqiperia: 25/11/2022 12:55

    Repekte per lul caken gango me plot kuptimin e fjales pa mbeshtetje pa gje, jo si kta te sotmit qe ktej bejn rolin e gangos dhe nga ana tjeter spiunojn kundershtaret te shteti

    Përgjigju
    • edhe nje dite me shume: 30/11/2022 02:05

      po vlla po, thuaj te vij se kemi nevoje ketu, dhe e sistemojne vllezrit. nje halè me pak. ky ve na nje kryq cdo dite qe iken.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq në Durrës, ishte ankoruar në portin e peshkimit, fundoset peshkarexha ‘Gimi dhe Geri’

Moti i keq në Durrës, ishte ankoruar në portin e peshkimit, fundoset peshkarexha ‘Gimi dhe Geri’