Autoritetet kanadeze nisin dy hetime për mbytjen e nëndetëses ‘Titan’

Autoritetet kanadeze nisin dy hetime për mbytjen e nëndetëses ‘Titan’

Autoritetet kanadeze kanë nisur një hetim mbi aksidentin që përfshiu zhytësi privat Titan, që u zhduk pranë rrënojave të Titanikut në Atlantikun e Veriut të me 5 persona në bord.

Kërkime të tilla zakonisht zgjasin 18 deri në 24 muaj, por Byroja e Sigurisë së Transportit e Kanadasë do të përpiqet të lëvizë më shpejt për shkak se të gjithë po kërkojnë një përgjigje mbi atë që ka ndodhur, veçanërisht familjarët.

Ndërkohë, një hetim i dytë i veçantë ka nisur nga Policia Mbretërore Kanadeze.

“Hetuesit kanë filluar të shqyrtojnë rrethanat që çuan në vdekjen e pesë personave në bordin e zhytësit", tha zyrtari Kent Osmond.

Roja Bregdetare e SHBA-së njoftoi të enjten se pesë personat në bordin e Titan, një zhytëse turistike shkencore që u zhduk të dielën në Atlantik, vdiqën kur nëndetësja shpërtheu në veprim.

Pas më shumë se 4 ditësh prej momentit kur u zhduk në thellësi të oqeanit Atlantik, autoritetet amerikane kanë njoftuar gjetjen e mbetjeve të nëndetëses 'Titan' që ishte nisur për të vizituar rrënojat e Titanikut. Sipas njoftimit të bërë nga roja bregdetare e SHBA, nëndetësja ka shpërthyer 487 metra larg rrënojave të Titanikut për shkak të presionit. Të pestë udhëtarët në nëndetësen Titan humbën jetën.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 25/06/2023 17:00

    Pa kuptim,mbas pilafit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'