Autoritetet turke: Trupi i pajetë
i pilotit do të dërgohet në Rusi

Autoritetet turke: Trupi i pajetë<br />i pilotit do të dërgohet në Rusi
Turqia ka rimarrë trupin e pilotit rus Oleg Peshkov i vrarë pas rrëzimit te avionit ushtarak SU-24 nga bombarduesit turq. Kryeministri turk Ahmet Davutoglu ka bërë të ditur se trupi do t’u dorëzohet autoriteteve ruse ne provincën Hatai.

Trupi, tha ai, është trajtuar në përputhje me traditën e krishtere. Piloti, pas rrëzimit të avionit nga turqit, u qellua nga rebele siriane qe megjithatë deklaruan se ai kishte zbritur i pajetë ne tokë pas hedhjes me parashutë.

Avioni rus u rrëzua pas pretendimeve te palës turke se kishte shkelur hapësirën ajrore turke megjithe paralajmërimet e vazhdueshme, por Moska e mohon kete version te ngjarjes. Pas rrëzimit, piloti i dytë arriti te shpëtonte falë një operacioni të forcave speciale ruse. Ky incident i ka çuar raportet mes Moskës dhe Ankarasë ne pikën e tyre më të keqe dhe është pasuar nga reagime te ashpra te Rusisë, qe ka ndërmarre sanksione ekonomike si kundërpërgjigje.

Presidenti Putin firmosi nje dekret që prek importet nga Turqia, funksionimin e mëtejshëm të kompanive turke në Rusi dhe çdo shtetas turk që punon për kompanitë ruse. Dekreti vendos dhënien fund te fluturimeve charter mes dy vendeve.

Davutoglu, i cili ndodhet në Bruksel për të diskutuar me bashkimin evropian mbi krizën e emigrantëve , ka theksuar se duke qenë se në qiejt sirian fluturojnë avionë të koalicioneve të ndryshme ushtarake, incidente si ai mes Ankarasë dhe Moskës mund të përsëriten. Ato mund të shmangen vetëm nëse gjendet një mënyrë koordinimi mes tyre dhe shkëmbimi informacioni.
Oleg Peshkov
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Gol dhe asist i Sakas, Arsenal e nis me shkëlqim Premier League! Slot dhe Liverpool fitojnë në debutim (VIDEO)

Gol dhe asist i Sakas, Arsenal e nis me shkëlqim Premier League! Slot dhe Liverpool fitojnë në debutim (VIDEO)