Por ndërkohe krejt e kundërta ka ndodhur me numrin e kontratave e cila është në rritje në raport me një vit më parë. Pavarësisht rënies së të ardhurave kompanitë e sigurimit kanë rritur pagesat e tyre për dëmet që mbulohen nga siguracionet. Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 317 milionë lekë (rreth 2.3 milionë euro, 1 euro = 137 lekë), ose 9.76% më shumë se në janar 2017.
Pjesën më të madhe të dëmeve e zënë ato motorikë dhe konkretisht përgjegjësia ndaj palëve të treta (klasa 10) me një vlerë 179 milionë lekë, çka në raport me një vit me parë rezulton me një rritje të pagesës prej 37 për qind. Ajo që vihet re është ulja me të paktën 69 për qind e pagesës për dëmet që vijnë nga zjarri dhe dëmtimet e tjera në pronë.
d.c./shqiptarja.com