Autoriteti Italian: Më mirë të kemi dy vaksina kundër Covid-19

Autoriteti Italian: Më mirë të kemi dy vaksina kundër Covid-19

Alberto Mantovani, Drejtor shkencor i Institutit Humanitas në Milano gjatë një interviste me 'Huffpost' tha se "Më mirë është të kemi dy vaksina kundër Covid" dhe se "Ne nuk e dimë nëse vaksina do të zhdukë përfundimisht virusin"

Profesor Mantovani tha se rruga drejt një vaksine inovative ka marrë gjithmonë një kohë prej 8 deri në 12 vjet, mesatarisht 10, dhe një investim mesatar prej rreth 1.5 miliardë dollarësh.

Tani e kemi gjetur veten duke u ballafaquar me një pandemi shkatërruese, para së cilës agjencitë rregullatore kanë vendosur të shkurtojnë kohën, kështu që besohet se kjo rrugë do të përfundojë në rreth 2 vjet. 

Dhe ndërsa në të gjithë botën numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 900 mijë, Drejtor shkencor i Institutit Humanitas tha se "Numrat janë vetëm maja e ajsbergut e barrës së vuajtjeve të shkaktuara nga ky virus’

Duke folur për vaksinën, ai e quajti veprim të mençur shkurtimin e kohës për gjetjen e vaksinës dhe se ajo duhet të sigurojë një mbrojtje të paktën gjashtë muaj.

“Në total ka 321 kandidatë për vaksina, rreth dhjetë janë në prova klinike mbi të cilat ka të dhëna të disponueshme. Nuk është e rëndësishme se kush arrin i pari në finish, por kush arrin mirë. Dhe shpresoj që më shumë se një të arrijë në vijën e fundit të garës”

Sipas tij më mirë dy vaksina sepse edhe “Për të zhdukur poliomelitin, kemi përdorur dy vaksina plotësuese. Mund të jetë rruga e duhur edhe kundër Sars Cov2”.

I pyetur nëse mbërritja e vaksinës do të jetë edhe  fundi i koronavirusit, Mantovani tha se nuk është i sigurt dhe se gjithçka do të varet nga cilësia e vaksinës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jorgo: 11/09/2020 10:56

    Pa sens kryekeput e gabuar nuk eshte momenti per hapje dhe jo ne qender.Duhet te vendoset me referendum.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja