Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka njoftuar se një faqe në rrjetet sociale që imiton platformën e-Albania, ka për qëllim vjedhjen e të dhënave personale dhe kredencialeve të aksesit të qytetarëve.

Përmes një njoftimi, AKSK bën të ditur se ka ndërmarrë masat përkatëse dhe në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit, domain-et dhe adresat IP të përdorura në këtë aktivitet keqdashës, janë dërguar për bllokim pranë AKEP.

Po ashtu AKSK i bën thirrje qytetarëve që të mos klikojnë linke të dyshimta në rrjetet sociale apo aplikacione komunikimi, të mos vendosin të dhënat e tyre personale apo bankare në faqe të paverifikuara dhe të verifikojnë gjithmonë adresën zyrtare të platformave përpara se të identifikohen.

Njoftimi i AKSK:

Kujdes nga faqet false që imitojnë institucionet zyrtare!

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike është njoftuar për një rast phishing të shpërndarë përmes rrjeteve sociale, kryesisht në Facebook, ku përdoruesit ridrejtohen në një faqe që imiton platformën zyrtare e-Albania me qëllim vjedhjen e të dhënave personale dhe kredencialeve të aksesit.

Menjëherë pas identifikimit të rastit, AKSK ka ndërmarrë masat përkatëse dhe në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit, domain-et dhe adresat IP të përdorura në këtë aktivitet keqdashës janë dërguar për bllokim pranë AKEP.

BËNI KUJDES!

Mos klikoni në linke të dyshimta që ju vijnë në rrjetet sociale apo aplikacione komunikimi.

Mos vendosni të dhënat tuaja personale apo bankare në faqe të pa verifikuara.

Verifikoni gjithmonë adresën zyrtare të platformave përpara se të identifikoheni.

Platforma zyrtare e e-Albania aksesohet vetëm përmes adresave zyrtare institucionale.

Sulmet phishing synojnë të mashtrojnë qytetarët përmes imitimit të faqeve të njohura dhe kërkojnë vigjilencë të shtuar nga çdo përdorues online.