Autorja e romanit erotik më të lexuar është rrobalarëse

Autorja e romanit erotik më të lexuar është rrobalarëse
TIRANE - E.L. James, autorja e romanit erotik më të shitur në Amerikë, që mban titullin “Fifty Shades of Grey", ka mbledhur më shumë se 500 lexues në radhë për të dhënë autografe. Ajo po bëhet e famshme pasi ka nënshkruar një kontratë shifrash marramendëse me shtëpinë botuese “Vintage Books”. Ndërkohë studiot filmike “Universal Pictures” dhe “Focus Films” kanë blerë të drejtën për të xhiruar filma në bazë të romanit të saj.

Për shkak të përmbajtjes erotike dhe të publikut të madh lexues, që kryesisht përbëhet nga gra, librat janë të popullarizuara me emrin “pornografia për mëma”. Deri para pak kohe, autorja simpatike dhe e drejtpërdrejtë kryesisht kishte punuar si producente televizive, kishte edukuar dy fëmijët e vet adoleshentë dhe ishte marrë me punë të zakonshme shtëpiake. E.J. James është rritur në Londër, ku ka studiuar historinë.

Librat e saj brenda një kohe të shkurtër u bënë shumë të popullarizuara. Disa adhurues të saj thonë se pas leximit të librit u është përmirësuar jeta seksuale. Megjithatë ajo vazhdon të lajë rroba dhe enë dhe çuditet me famën dhe lexuesit. Tashmë është e sigurt se së paku dy djemtë e saj nuk e kanë lexuar librin.

(dhh/im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Gjenocidi ndaj çamëve, Admirina Peçi në 'Frontline': Projekti lindi që në 1844! Veliu: Masakra ishte shtetërore, 6000 veta humbën jetë gjatë luftës

Gjenocidi ndaj çamëve, Admirina Peçi në 'Frontline': Projekti lindi që në 1844! Veliu: Masakra ishte shtetërore, 6000 veta humbën jetë gjatë luftës